Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia është pala agresive e jokonstruktive në dialog si dhe nuk distancohet dot nga e shkuara e as nga e tashmja problematike.

Sipas tij, Serbia është një regjim hibrid dhe nuk është e pavarur nga federata ruse, e kjo gjë e bën të vështirë një fqinjësi të mirë.

Kështu është shprehur Kurti në emisionin mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, ku ka folur për raportet Kosovë-Serbi.

I pyetur se kur mund të arrihet marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve, kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se “qysh dje po të varet prej meje”.

“Por, është e qartë se pala e cila nuk është konstruktive, pala e cila është agresive, ajo e cila nuk distancohet as nga e kaluara pra Millosheviqi, as nga e tashmja problematike për kontinentin tonë, pra Kremlini e Putini është Beogradi zyrtar”.

“Ne si shtet demokratik dhe i pavarur jemi të bindur që jemi edhe më demokratik edhe të pavarur se sesa Serbia. Ajo është një regjim hibrid, autokraci praktikisht dhe në anën tjetër nuk është e pavarur nga federata ruse”, ka thënë tutje Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *